Jeta Osh Qef

“Mos e humbisni/ Kapet në flagrancë në Tiranë krahu i djathtë i Klemend Balilit. Çfarë iu gjet me vete?”
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 01.02.2017, 09:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
16425537_1206371199398277_1271966328_n (1)

“Përshëndetje JOQ, pas një operaconi të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me atë të Bashkisë është kapur në flagrancë krahu i djathtë i Klemend Balilit.”

Kjo ishte ironia që përdori një qytetar në Tiranë teksa dërgoi këtë foto pranë JOQ. Siç duket policia është në aksion dhe krimin kërkon ta godasë edhe aty ku nuk ekziston.

Ndodhemi në zonën e Laprakës, pak minuta më parë policia ka kapur mat këtë zonjë tek shiste presh dhe qepë. Ajo çfarë është akoma më shqetësuese për qytetarin në vendngjarje është mënyra se si policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit bashkëpunojnë fort për të trajtuar si kafshë këtë zonjë që në fund të fundit po shet për fituar bukën që do të çojë në shtëpi, le të theksohet BUKËN dhe jo luksin.

“Përtej shakasë dhe ironisë që na ka ngelur të themi, është shumë e dhimbshme mënyra se si policia e trajtoi pa mëshirë këtë grua që po shihte një sasi të vogël zarzavatesh dhe perimesh. Thua se kjo është dëmi i Shqipërisë“

Siç e shihni pra qytetarë pak nga pak po kapen të gjithë bashkëpunëtorët e Balilit falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit dhe asaj të Bashkisë, ajo çfarë na ngelet të bëjmë ne është thjesht të shpresojmë që Balili i cili ka kapur fort shtetin të bindet që ta lëshojë një ditë, që Policia jonë të gjejë paqe.