Jeta Osh Qef
Home

Veliaj bën 1 orë xhiro në urbanin e Kasharit: Ulëm çmimin e biletës. Qytetari i nxjerr bojën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 01.02.2017, 09:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
pageDitën e djeshme, pra të martën, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa bëri një xhiro me urbanin e linjës Kashar-Qendër-Kashar, që çuditërisht, si asnjë herë tjetër nuk ishte plotë e përplotë, siç raportohet zakonisht, e quajti arritje faktin që bashkia u mundua të ulte çmimin e biletës, nga 50 lekë në 40 lekë.

“Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë, kurse sot është 40 lekë. Më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qytetarët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e ‘Astirit’ apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë”, tha Veliaj.

Të shumtë janë qytetarët që e kanë ngrënë sapunin për djathë dhe kanë menduar vërtetë që çmimi i biletës është ulur me 10 lekë, siç nuk ka ndodhur në asnjë linjë tjetër në Tiranë, ku çmimet u rritën me 10 lekë, pra nga 30 në 40, por ka edhe nga ata që dinë se si t’ia shpjegojnë kryebashkiakut dhe bashkëvuajtësve këtë marifet të “uljes së çmimit”.

“Erion Veliaj, kur thoni linja e autobusëve Kashar-Qendër-Kashar, përse nuk shikoj të tillë autobusë të udhëtojnë që nga zona Kashar 1, e cila ndodhet si pikë referimi tek Ura Limuthit? Apo më duhet ti kushtoj një vizitë okulistit?”, - pyet njëri prej banorëve të zonës nw mesazhi dërguar JOQ.al.

Ndoshta Veliaj vërtetë e ka uniformizuar me 40 lekë çmimin e transportit publik në një pjesë të Tiranës, ama shikoni pak edhe distancat e reja dhe kushtet e udhëtimit që po u ofron qytetarëve.