Jeta Osh Qef

“Kasapët” me bluza të bardha bëjnë kërdinë në QSUT
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 31.01.2017, 17:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Thanë që do të kishim mjekësinë falas, por e keni idenë se sa paguhet në mënyrë private, apo  më mirë të themi, se sa ia vë çmimin vetes një doktor dhe infermieret për të kryer një operacion të thjeshtë apandesiti në një spital shtetëror, siç është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”?

Mendoni se tani nuk marrin më para? E keni gabim, i marrin që ç’ke me të, e madje i marrin edhe duke qeshur, me buzën në gaz, pa bërë kurrfarë rezistence. Mund të shikoni çdo gjë në videon më poshtë. Bëhet fjalë për një operacion të thjeshtë apandesiti, ku një person ka shkuar me urgjencë dhe siç tregon ai që i ka rënë halli, nuk e prekin me dorë pa marrë mjekët e infermieret “racionin” e tyre.

Djali ka arritur të filmojë momentin ku Lonës, njërës prej infermiereve që kishte asistuar në operacion, i ka dhënë 40 mijë lekë. Për të shkuar deri tek ajo, e ka ndihmuar një tjetër infermiere, zonja me bluzë të kuqe, e cila e “instrukton” se nga sa para duhet të marrin doktori e më pas anestezistja.

“50 ia dhashë infermieres, 50 asaj të narkozës, 100 doktorit dhe 40 asaj që shikoni dhe në video. Ajo me të kuqe më tha se nëse doktori pyet, i thuaj që nuk kam paguar asgjë. Asaj i dhashë 200. “Ja jap unë të tjerëve më tha. Ajo me të kuqe infermiere është. Mjeku e ka emrin Edmond”, - thotë ndër të tjera qytetari, i cili ka paguar diku tek 250 mijë lekë (pak më shumë/pak më pak) për një operacion të thjeshtë, gjithmonë, në kuadër të shëndetësisë falas.