Jeta Osh Qef
Home

Puno me ne!
Nga: D.Kodra | Publikuar më: 25.01.2017, 17:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
perf2Jeta Osh Qef ose ndryshe Joq.al, po bëhet një zë akoma më i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Fakti që zëri ynë i fuqishëm është i pavarur dhe shumica e të tjerë i janë bashkuar  politikës, po e bën të vështirë menaxhimin e qindra mijëra zërave në hall nga populli që mbërrijnë në inbox-e, email-e apo Whatsapp/Viber. Ndaj për të përballuar këtë, skuadra jonë ka nevojë të zgjerohet me disa gazetarë të rinj.

Nëse mendoni se idetë dhe artikujt e tu mund të ndahen me të tjerët, ne do të donim të na bënit një zë!

Kushtet që duhet të plotësoni:

  • Të mos keni idhull asnjë politikan shqiptar.
  • Të jeni të rregullt dhe korrektë në punë.
  • Të zotëroni gramatikë të përsosur dhe eksperiencë në gazetari.
  • Të jeni krijues dhe pasionantë.
  • Të zotëroni gjuhë të huaja, minimumi atë angleze.
  • Të besoni që atdheu ynë do bëhet më i mirë dhe të mos ëndërroni Llotarinë Amerikane.

Ne ju ofrojmë një mënyrë jetese, jo thjesht një punë! Nëse mendoni se keni atë çfarë duhet për tu bërë pjesë e familjes sonë, na dërgoni CV në email: [email protected] ose në Whatsapp/Viber në nr: 069 92 99 998.

Faleminderit!