Jeta Osh Qef
Home

"Unë ndihem shqiptar", zëri rrëqethës në mes të Francës
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 21.01.2017, 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në Colmar të Francës është bërë një protestë e madhe për lirimin e plotë të Ramush Haradinajt. Mbi 2 mijë shqiptarë morën pjesë në këtë protestë, mes tyre edhe shumë figura të njohura, si Meda, boksieri Nuri Seferi, aktori Kreshnik Ibrahimi, i cili në recitimin e tij i përloti të gjithë.

Mes shumë flamujve kuqezi që valëviteshin në mes të Francës, Kreshniku me zërin e tij potent dhe rrëqethës ka thënë me zë të lartë "Unë jam shqiptar, thjesht shqiptar", vargje të shkëputura dhe shumë të ndjera.

Kjo protestë paqësore tregon shumë për shqiptarët, të cilët me shumë kulturë kanë arritur që të përlotin të gjithë ata që kanë qenë sot në Francë, për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme. /JOQ/