Jeta Osh Qef
Home

Deni, studenti nga Gramshi që do punojë për DASH
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 17.01.2017, 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Deni Hoxha, studenti nga qyteti i Gramshit ka shkëlqyer. Ai është zgjedhur mes 4 më të mirëve për të punuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Deni ka lindur në qytetin e Gramshit dhe ka shkuar për studime në Ëashingron.

Ai ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjithë Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve në Jordani gjatë verës nëpërmjet programit NSLI-Y, i financuar nga Departamenti i Shtetit. Ky eveniment ishte organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e 10-vjetorit të programit NSLI-Y.

Programi NSLI-Y synon të rrisë numrin e amerikanëve të cilët mund të angazhohen me folës te gjuhëve kritike. Gjatë vitit 2017, Deni do të perfaqësoje programin NSLI-Y në shtetet Maine, Vermont, New Hampshire, Massachusetts, Connecticut dhe Rhode Island.

Gjatë qëndrimit  në Washington, Deni është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Amerikë Vlora Citakum shkruan infoelbasani. Në këtë takim, ambasadorja dhe Deni folen rreth Kosovës, Washingtonit, organizatës Team Albanians dhe programit NSLI-Y.

Pas prezantimit te Departamenti i Shtetit, Deni gjithashtu prezantoi në zyrat e American Councils ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falenderoi për punën si përfaqesues i programit NSLI-Y.

American Councils, ose Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, është një organizatë jo-fitimprurëse me seli në Washington, D.C. Këshilli Amerikan ka mbi 30 vite përvojë në administrimin e programeve arsimore dhe  shkëmbimeve akademike, si dhe zyra në Prishtinë dhe në Tiranë. Programet e Këshillit Amerikan që administrohen në Kosovë janë KAEF (Kosovo American Education Fund) dhe YES Abroad.