Jeta Osh Qef

100 vjeçarja shqiptare që përjetoi tri luftëra
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 16.01.2017, 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Zela Rexhepi është shqiptarja që festoi para pak ditësh ditëlindjen e saj. E shprehja “u bëfsh 100 vjeçe” duket se nuk ka vlerë për të, pasi ajo ka lindur më 10 janar 1917.

E teksa gazetari e pyet:

“Si t’u dukën këta 100 vjet?”

“Shumë shkurt”, përgjigjet e moshuara.

Zela Rexhepi jeton në Prishtinë dhe ka përjetuar 3 luftëra: Luftën e I Botërore, Luftën e II Botërore dhe luftën e Kosovës. Madje, gjatë kësaj të fundit, ajo ka qëndruar 3 muaj e vetme e izoluar, për t’iu shmangur luftës.

Por, e moshuara nga Medvegja tregon se nuk ka pushuar asnjëherë së punuari, ndryshe nga femrat e tjera që kujdesen për veten.

Më poshtë videoja e publikuar nga Klan Kosova: