Jeta Osh Qef

"Derisa vdekja të na ndajë", shqiptari më i urryer në botë merr vendim drastik pas fiksimit për këtë vajzë
Nga: I.Spahiu | Publikuar më: 12.01.2017, 08:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Martin Shkreli është bërë një emër i njohur në bote, por për fat të keq jo për mirë. Pas fiksimit për një gazetare ai ka marrë një vendim drastik sepse i tillë është për të duke qenë se ishte shumë i varur pas rrjeteve sociale. Ai është larguar nga rrjetet sociale si Twitter dhe Periscope.

Shkreli, i cili u bë i njohur në vitin 2015 kur shiti me një çmim marramendës ilaçin që përdorej nga pacientët e infektuar me virusin HIV, i ka përdorur të gjitha profilet që ka në internet për të marrë vëmendje dhe ia ka dalë.

Por, fiksimi që kishte për Lauren Duca, kryeredaktoren e Teen Vogue e kthehu atë në një njeri akoma më të pështirë, pasi bëri çmendurinë  e radhës.

Në profilin e tij gjeje dy fotografi, në të cilat shfaqej ai me Lauren Duca sigurisht të punuara me fotoshop. Shqiptari kishte hequr nga to me photoshop bashkëshortin e Lauren dhe kishte vendosur fotografinë e tij duke i shoqëruar me përshkrimin  “Derisa vdekja të na ndajë".

Kryeredaktorja u acarua së tepërmi dhe e ka ndarë këtë shqetësim edhe me miqtë e saj në internet, të cilët e kanë mbështetur.