Jeta Osh Qef

Rasti i rrallë, gruaja mban zorrët në një qese plastike për 20 vite rresht
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ky është rasti i rrallë i një gruaje, e cila ka jetuar për rreth 20 vite me zorrën e saj të trashë jashtë trupit dhe e ka mbajtur atë të mbështjellë në një qese plastike.

Quhet Hubei Wuxue, është 80-vjeçe dhe tregon se deri para pak kohësh askush nuk e dinte se ajo jetonte me një organ jashtë trupit. Problemi i gruas së moshuar nisi në vitin 1971, kur gruaja iu nënshtrua një operacioni në dukje të thjeshtë, por diçka shkoi keq dhe zorra e saj ngeli jashtë trupit për gjithmonë.

Gruaja duhej të vijonte trajtimin mjekësor, por në pamundësi ekonomike është detyruar të mbajë zorrën e saj jashtë, duke e rregulluar dhe e mbështjellë në një qese plastike, nën rrobat e saj.