Jeta Osh Qef

Tjetër masakër, këtë herë ndodh në mes të Fierit, në mes të ditës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 17:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Jemi mësuar tashmë që pemët shqiptare të udhëtojnë kudo nëpër Ballkan dhe ndoshta as juve vet nuk ju bën më përshtypje të shikoni nga të gjitha anët pemë të prera, trungje të thara, e madje, në shumë raste as nuk e vini re që në disa vende mungojnë tërësisht pemët.

Edhe mund ta kuptojmë deri në një farë mase që mbase nuk udhëtoni shumë në zonat e thella apo në pyje, për të parë prerjen masive të trungjeve, por kur ndodh në mes të ditës, në mes të një qyteti, arrini ta shikoni?

Kjo masakër që dallohet lehtësisht në foto ka ndodhur sot në mes të qytetit të Fierit dhe askush nuk e di pse po priten këto pemë në shëtitore. Ndoshta është për shkak të të ftohtit të madh, çka ka bërë që pemët të thahen, ndoshta për arsye të tjera të paditura. Nuk mund të themi me siguri, ama qytetarëve fierak iu ka bërë përshtypje një veprim i tillë, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me pemë disa vjeçare që janë shndërruar në objekte simbolike dhe përfaqësuese të qytetit.

Askush nuk reagon, por shpresojmë të mos kujtohemi shumë vonë për mbrojtjen e kësaj pasurie që e kemi trashëgim brez pas brezi dhe që ndoshta nuk do të mund t’ua lëmë kurrë të tillë pasardhësve tanë.