Jeta Osh Qef
Home

“Jemi 40 familje të bllokuara nga bora në Topojan prej 12 ditësh, kemi pleq dhe fëmijë sëmurë”
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 16:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Temperaturat, ngricat dhe moti i acartë ka sjellë situatë alarmante në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë që vazhdon të rritet numri i viktimave nga të ftohtit, një situatë tjetër e rëndë paraqitet në Topojan, konkretisht në lagjen Toroçiç.

Banorët e zonës të bllokuar prej 12 ditësh kanë thënë në videon e mëposhtme të dërguar pranë JOQ, se janë 40 familje të bllokuara nga bora. Janë në mëshirë të fatit dhe i kërkojnë shtetit që të paktën tua sjellë fadromën që të hapet rruga sepse kanë fëmijë dhe pleq të sëmurë.

“Lutna shtetit të na sjellë një fadromë. Kemi dalë jashtë orbite, duhet të llogoritet që ka fëmijë dhe pleq të sëmurë. As spitale, as ilace, kemi ngelur këtu. Na ndihmoni”, tha njëri nga banorët.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme për të dëgjuar edhe lutjet e banorëve të zonës.