Jeta Osh Qef

"300 Euro për vajzat pa eksperiencë", qytetari nxehet pas këtyre fjalëve: O maskarenj
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 11.01.2017, 12:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për disa ndoshta ky është një njoftim i zakonshëm që mund ta kenë parë shumë herë, por pyetja që lind është: Sa e ligjshme është kjo kompani? Kush na siguron se ku përfundojnë këto vajza? A është ky një degjenerim i adoleshenteve, të cilave u ofrohet një punë e tillë ende pa dalë në jetë?

Një qytetar është nxehur keq, pasi ka lexuar këtë njoftim, ku një kompani në Tiranë kërkon vajza që të jenë mbi 18 vjeçe për të "chatuar" online, ato duhet të jenë të bukura dhe të dinë anglisht, me pak fjalë duhet të punojnë si punonjëse seksi, por në internet.

"Përshëndetje JOQ! A është normale të gjejmë këto info nëpër gazeta? Po kemi fëmijë vetë i maskarenjtë dhe për më tepër është një gazetë që blihet nga të gjithë", shkruan qytetari.

Ndërsa në njoftim thuhet se vajzat pa eksperiencë do të kenë një pagë bazë 300 euro, ndërsa për studentet do të ketë strehim dhe pagesë ekstra.