Jeta Osh Qef

E turpshme në Bilisht, mjeku i qep kokën fëmijës me cigare në gojë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 10.01.2017, 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
kirurguDitën e sotme emisioni “Stop” ka publikuar një foto në të cilën shihet një mjek teksa qep një fëmijë të vogël në kokë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, por nëse vini re me vëmendje, teksa qep kokën e çarë të vogëlushit, mjeku nuk kursehet të konsumojë edhe një cigare.

Kjo skenë e turpshme ka ndodhur në spitalin e Bilishtit dhe personi në fjalë është një mjek kirurg i njohur në këtë zonë. I vogli është rrëzuar në rrugë për shkak të ngricave dhe ka vrarë kokën.

Mjeku është identifikuar me inicialet Festim K. ndërsa dihet gjerësisht që konsumi i duhanit në mjediset spitalore dhe në çdo mjedis të mbyllur është rreptësisht i ndaluar.