Jeta Osh Qef

Marina Vjollca udhëton me urban në Tiranë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 10.01.2017, 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moderatorja e emisionit sportiv, Marina Vjollca, ka udhëtuar mbrëmë me urban. Ajo ka publikuar një video të shkurtër në Insta Story, ku tregon se ndodhet në një prej urbanëve të kryeqytetit, i cili në fakt është bosh.

Nuk dihet arsyeja se pse Marina, të cilës nuk i mungon makina dhe për më tepër i dashuri i saj Getoari i ofron një jetë luksi, ka udhëtuar me urban, por ndoshta kjo do jetë pjesë e ndonjë projekti të saj.

Kjo, pasi duket që në urban nuk ka njerëz të tjerë, por vetëm moderatorja bionde, e cila ka arritur të marrë vëmendje në internet me këto pamje, ku ajo duket me disa lëvizje që e tregojnë seksi.