Jeta Osh Qef

Motra e Stresit i “bën gropën” Noizy-t, ai përfundon në polici
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 09.01.2017, 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Noizy është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën ai shfaqet duke shtënë me armë në ajër. Gjthçka ka ndodhur gjatë xhirimit të një klipi, ndërsa për të dhënë më shumë detaje këngëtari është shoqëruar në policinë e Durrësit.

Gjithçka nisi pas arrestimit të Stresit dhe publikimit të videos së Noizyt nga motra e Arkimed Lushës, e cila akuzonte policinë për standarde të dyfishta, duke qenë se të dy këngëtarët ishin shfaqur gjatë xhirimit të klipeve të tyre muzikore, duke qëlluar me armë në ajër.

Stresi ka disa ditë që është shpallur në kërkim dhe të shumta kanë qenë reagimet e familjarëve të tij në lidhje me këtë problem.