Jeta Osh Qef

Lorik Cana: Haradinaj është i pafajshëm, Gjykata Franceze ta lirojë shpejt
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 09.01.2017, 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

haradinajPrej disa ditësh lideri i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, qëndron i ndaluar në një burg të Francës.

Një urdhër-arresti ndërkombëtar, i mbetur rrjeteve informuese të Interpolit, ka bërë që të ndalohet ish komandanti i njohur i UÇK-së. Dy ditë më parë, “Tifozat Kuq e ZI” ishin pararojë e një tubimi të mbajtur nga shqiptarët para burgut, ku qëndron i izoluar Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, sot, përmes faqes së vet në Facebook, ka reaguar edhe ish-lideri kuqezi, Lorik Cana.

“Doja të jepja mbështetje të plotë për Z.Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar edhe një herë tjetër nga një urdhër-arresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti serb, që kushdo e di se është i motivuar nga arsye politike. Faktet janë në anën e Z.Haradinaj, i cili tashmë është gjykuar dy herë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ka dalë të pafajshëm!!! Ne të gjithë shpresojmë se gjykata franceze do ta lejojë së shpejti Z.Haradinaj për t’u bashkuar me familjen e tij. Në mënyrë miqësore, Lorik Cana".