Jeta Osh Qef

10 vendet ku mund ta filloni lehtë jetën tuaj, mes tyre edhe Ksamili
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 09.01.2017, 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk jeni të lumtur në vendin ku jetoni dhe punoni? Atëherë pse të mos shkoni diku ku klima dhe kultura përshtatet më së miri me shijet dhe personalitetin tuaj?

Në botë ka disa qoshe ku për disa arsye, shumë pak njerëz mendojnë që të ecin ndër to, pavarësisht dëshirës për të ndryshuar vend. "Bright Side" ka renditur 10 vendet më të bukura, ku njerëzit mund të përgatisin valixhet dhe ta nisin jetën atje, mes tyre është edhe Ksamili.

Në shkrim, Ksamili konsiderohet si vendi ideal për ata që kërkojnë një jetë të qetë. Ksamili krenohet për një klimë mesdhetare, parkun kombëtar, kuzhinën lokale të përqendruar tek vaji i ullirit, mandarinat dhe 30 lloj të ndryshme peshqish. Ndërsa thuhet së në Ksamil është shumë herë më lirë sesa të jetosh në vendet fqinjë si Greqia, Italia apo Kroacia, ku një pije kushton vetëm 90 cent, vakti juaj mesatar shkon deri në 6 dollarë, ndërsa një apartament me qira kushton nga 100 deri në 120 dollarë.